Drita ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.
Skuadra gjilanase nëndrejtimin e trajnerit të ri Arsim Thaqi triumfoi 3:0 kundër KEK-ut, skuadrës që bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës.
Sulmuesi Ardit Tahiri me dy gola dhe Almir Ajzeraj me një gol i dhanë epilogun kësaj sfide kontrolluese.
Ndeshja miqësore në fjalë është zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.