Trajneri i skuadrës së Dritës, Arsim Thaqi, i është gëzuar fitores së parë në Superligën e Kosovës në futboll me skuadrën gjilanase.
Drita në xhiron e kaluar u mposht nga Trepça ’89, por në duelin e dytë, fitoi thellë 5:1 ndaj Dukagjinit.
“Në pjesën e parë patëm mundësi shënimi por nuk i realizuam rastet që i patëm. Në pjesën e dytë ishim më efikas. Rastet të cilat nuk i shënuam në pjesën e parë, i shënuam në pjesën e dytë. Jam i lumtur për fitoren”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Dritës.