Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi, është mërzitur me barazimin ndaj Trepçës ’89 në shtëpi.
Ndeshja në Gjilan përfundoi baras, 1:1. Por trajneri i Dritës ka thënë se mund ta kishin vendosur ndeshjen që në pjesën e parë.
“Luajtëm përballë një mbrojtje të ngjeshur, por mendoj se pikët është dashur t’i fitonim në pjesën e parë. Nuk ishim të kënaqur me barazimin dhe sigurisht se kur sulmon lë edhe zbrazëtira. 89-shi na vuri në vështirësi. Kemi mundur edhe ta humbim ndeshjen, por ne gjithnjë luftojmë për të fituar ndeshjen dhe kjo ndoshta ndikoi të rrezikoheshim edhe nga 89-shi”, ka thënë Thaqi.
Drita vazhdon të jetë liderë me një pikë më shumë se Ballkani.