×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    “The Banker” shpall BPB-në bankën më të mirë në Kosovë për vitin 2018

    Insajderi
    30 November 2018 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Performanca dhe rezultatet e shkëlqyeshme gjatë vitit 2018 nga BPB, janë shpërblyer me çmimin ‘Banka më e mirë e vitit 2018’ në Kosovë nga revista prestigjioze The Banker. Në ceremoninë e mbajtur në Sheraton Grand Hotel, në Londër, The Banker, një gazetë e publikuar nga Financial Times, ka shpallur BPB-ne si bankën më të mirë në Kosovë për vitin 2018. Kjo është hera e parë që BPB fiton këtë çmim prestigjioz. The Banker jep çmimin duke marre parasysh disa indikatorë në performancën e bankave, si: rritjen e qëndrueshme të fitimit, investimet në teknologji dhe iniciativat strategjike që bankat kane ndërmarrë gjatë vitit.

    Gjate pranimit të shpërblimit, z. Arton Celina, kryeshefi ekzekutiv i BPB-së tha – ‘Jemi shumë krenar që kemi fituar këtë çmim, sidomos kur kemi parasysh prestigjin e gazetës e cila na ka vlerësuar. Është një çmim që shpërblen punën e palodhshme të stafit tonë dhe besimin që kanë treguar klientët ne shërbimet tona. Ky shpërblim tregon se, vendimet tona strategjike, ripozicionimi jonë si një bankë në shërbim të NVM-ve dhe investimet tona në teknologji, kanë qenë vendime të qëlluara dhe kanë sjell suksesin në të cilin në gjithmonë kemi besuar se do të arrijmë. Falenderoj stafin për dedikimin dhe punën që kanë bërë dhe klientët për besimin që na kanë treguar.’

    Per The Banker

    The Banker ka qenë burimi i besuar i informacionit bankar që nga viti 1926. The Banker ka mbuluar dhe analizuar tregun bankar që 91 vite, nga rrëzimi i Wall Street-it të vitit 1929 deri sot me reputacion për saktësinë, autoritetin dhe integritetin.

    The Banker përpiqet të stimulojë dhe informojë, duke ofruar një gjendje të saktë të tregut financiar botëror, me një gamë të gjerë të lajmeve, karakteristikave, analizave dhe intervistave, si dhe mbulimin e thellë të të gjitha çështjeve kyçe me të cilat ballafaqohet sektori financiar.

    Për BPB

    BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001.

    Duke besuar që ndërrmarjet e vogla dhe të mesme përbejnë sektorin kyq të zhvillimit ekonomik në vend, qëllimi ynë strategjik është të mbështesim këto biznese duke ofruar shërbime bankare te dizajnuara enkas për këtë sektor.

    Na vizitoni në njërën nga 26 njësitë tona nëpër tërë Kosovën, për të mësuar më shumë për shërbimet e bankës së vendit si dhe për të përfituar nga produktet e disejnuara që për qëllim kanë zhvillimin e përbashkët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark