The Weeknd ka blerë një vilë të re.
Sipas mediave të huaja, ky objekt ka një madhësi prej 33,000 metrash katrorë, e cila përbëhet nga 9 dhoma gjumi, hapësira për sport, për sauna dhe spa, një pishinë e jashtme dhe një e brendshme dhe një studioje muzikore.
Para se kjo vilë t’i shitej këngëtarit kanadez, ishte nën pronësinë e manjatit holandez të mediave, Reinout Oerlemans dhe bashkëshortes së tij Danielle.
Në jetën e tij personale, The Weeknd e sheh veten si baba në një të ardhme të afërt. Këngëtari i hitit “Save your tears” ka treguar më herët për “GQ” se edhe pse mendon ndonjëherë se nuk dëshiron të krijojë familje, është i bindur se të bërit prind është diçka do e bëjë realitet.
“Përfundimisht dua të kem një familje. E di që them nuk dua, por e di që dua. Dua fëmijë”, është shprehur këngëtari.
I pyetur se përse është shprehur në të shkuarën se nuk do fëmijë, ai ka thënë:
“Mendoj se e them sepse më pëlqen trajektorja e karrierës sime. Por gjithashtu mendoj se nëse do të kem fëmijë do të më ndikoj dhe do të më frymëzoj më shumë”.