×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Thellohet lufta- përfshihet edhe Siria, hedh raketa drejt Izraelit

    Insajderi
    10 October 2023 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit duket se është zgjeruar, pasi raportohet se është përfshirë dhe Siria.

    Ushtria Izraelite thotë se një numër raketash janë hedhur drejt Izraelit edhe nga Siria.

    “Një numër raketash nga Siria që synonin Izraelin u identifikuan pak më parë. Një pjesë e tyre kaluan në territorin izraelit dhe me sa duket ranë në zona të hapura”, thuhet në një postim të ushtrisë izraelite në rrjetin X.

    Sipas mediave, nga Siria janë lëshuar 5 raketa dhe ushtria izraelite po sulmon pozicionet nga kanë nisur hedhjet e raketave në Siri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark