Në grupin e 150 vetave që përfshijnë militantë të Vetëvendosjes dhe familjarë të shefave të KEK-ut është edhe nipi i zyrtarit të lartë të tenderëve.
I punësuari Drilon Tmava, është djali i vëllait të Emin Tmavës, zyrtarit te lartë të tenderëve në Korporatën Energjetike te Kosovës.
Insajderi ka zbuluar se edhe ky punësim do të jetë nën llupen e prokurorëve, pasi ka dyshime se është në kundërshtim me procedurat e punësimit.
Insajderi, po ashtu ka mësuar se i punësuari Drilon Tmava ka afërsi familjare edhe me një drejtues tjetër të KEK-ut. Ai është i familjes së dajve të Milot Podvoricës, ushtruesit të detyrës së drejtorit të Zyrës Ligjore në KEK.
Podvorica ka afërsi e angazhim disavjeçar ne Lëvizjen Vetëvendosje. Ka qenë edhe këshilltar i ish-ministrit te shëndetësisë, Arben Vitia. Punësimi i Drilon Tmavës është njeri nga 150 punësimet e dyshimta në KEK.
Insajderi ka zbuluar se KEK-u është dërrmuar nga partia në pushtet duke punësuar aty militantë e familjarë të shefave të KEK-ut e të partisë së Kurtit.