×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Themelohet Fondacioni i Veteranëve të UÇK-së “Don’t Forget”

    Insajderi
    23 November 2023 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Veteranët e Brigadës 111 “Adem Jashari” kanë themeluar Fonadacionin e Veteranëve “Don’t Forget”.

    I pari projekt që do iniciohet nga ky fondacion është rikonstruksioni dhe ndërtimi i kazermës së UÇK-së së kësaj brigade në Drenicë, e cila gjatë luftës është ndërtuar dhe shfrytëzuar nga kjo brigadë.

    Pesë anëtarët e Bordit të Fonadacionit janë:

    Ferid Berisha – Shkupi, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”

    Esat Qollaku, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari” dhe veteran luftëtar i Republikës së Kroacisë

    Fehmi Podrimçaku, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”

    Hidaim Rama, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”

    Shpëtim Musliu, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”

    Bordi mori vendim që Ferid Berisha të jetë Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit.

    Përfaqësues nga Fondacioni do të marrin pjesë në disa ceremoni në SHBA në festimin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.

    Në këto ceremoni do të prezantohet projekti për rikostruksionin dhe ndërtimin e kazermës si dhe do të prezantohet për herë të parë uniforma ceremoniale e veteranëve të UÇK-së e dizajnuar nga Fondacioni “Don’t Forget”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark