×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Theranda Veriore, kompleksi që po ndërron konceptin e banimit!

    Insajderi
    25 March 2024 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komplekset e banimit janë bërë karakteristikë e secilit qytet që po përjeton një ekspansion të banimit pranë qendrave të mëdha.

    E tillë është edhe Suhareka, në të cilin qytet po ndërtohet një kompleks banimi me një mendësi tjetër të planifikimit, që do të reflektojë në banimin e përhershëm komod dhe të orientuar mirë, në një zonë e cila është në qytet, por që ka një shtrirje që jep privatësi dhe pamje fantastike në një anë të Bjeshkëve të Sharrit dhe anën tjetër vreshtave të Peqanit.

    “Theranda Veriore” shtrihet në pjesën veri-perëndimore të Suharekës, mbi shkollën teknike, në fillim të rrugës për fshatin Peqan, ku shtëpitë e vogla rrethojnë zonën përskaj rrugës. Mirëpo, koncepti i këtij kompleksi vjen duke krijuar një oazë banimi që do të mundësojë banim të dinjitetshëm.

    Me hapësirë ndërtimi 20,000m², ky kompleks përbëhet nga 6 ndërtesa me modele të ndryshme si: Basic, Comfort, Large, dhe modeli Lux. Banesat janë me sipërfaqe nga 66m²-150m² dhe Penthouse me sipërfaqe të ndryshme. Në anën tjetër, hapësira komerciale është një opsion i pashmangshëm, për shkak të frekuentimit të shumtë në atë zonë.
    Masterplani i kompleksit parasheh një hapësirë gjelbëruese të madhe, kënd lojrash, parkingje, lidhje me shtigje ecjesh në zonën rurale dhe e gjitha kjo 5-7 minuta larg qytetit në këmbë.

    Siguria kryesore e këtij kompleksi është kompania Industria Ndërtimore e Kosovës, e cila këtë projekt e ka në vazhdimësinë e projekteve tjera, të cilat janë të ndërtuara nga standardin më të lartë të kualitetit, për çka dëshmojnë projektet tjera në Suharekë, të cilat mund të vizitohen.

    Kontaktoni për blerje në +38345102070, +38349395000.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark