×
  • Lajme
  • Lajme

    Theren me thikë babë e bir në Shkodër, arrestohet i dyshuari

    Insajderi
    23 April 2024 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

    Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast është arrestuar një i dyshuar, shkruan Top Channel.

    “Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti motive të dobëta për janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

    “Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark