Insajderi
Lajme

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë, bie në pranga i dyshuari

Insajderi
16 June 2026 - 22:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Theret me thikë një person në Fushë Kosovë, bie në pranga i dyshuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka mbetur i lënduar pas një incidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Metush Krasniqi” në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, viktima është goditur me një mjet të mprehtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:40, ndërsa një person i dyshuar është arrestuar lidhur me ngjarjen.

“Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark