Insajderi
Lajme

Therje me thikë, vritet një person në Lipjan

Insajderi
07 August 2024 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Therje me thikë, vritet një person në Lipjan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një 57-vjeçari si pasojë e therjes me thikë në Zllakuqan të Lipjanit.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se sipas informacioneve të para, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje ka rezultuar me plagosje mes dy personash.

Njëri nga të lënduarit, sipas Ahmetit, ka vdekur kurse tjetri është dërguar për tretman mjekësor.

“Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.  Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, njofton Ahmeti.

Për rastin, janë arrestuar dy persona.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark