Therret me mjet të mprehtë një person në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Therret me mjet të mprehtë një person në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

    Insajderi
    09 April 2025 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 17:00, ka ndodhur një lëndim trupor në rrugën “Elez Berisha” në Fushë Kosovë. Një person ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, shkruan Insajderi.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

    Ahmeti shtoi se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

    Në lidhje me këtë ngjarje, është arrestuar një person i dyshuar.

    “Sot rreth orës 17:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Elez Berisha” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar”, tha Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark