Mesfushori Thiago Alcantara pritet të rikthehet pas një dekade te skuadra e Barcelonës. “Mundo Deportivo” ka shkruar të mërkurën se ky transferim pritet të realizohet me të përfunduar sezoni aktual.
Thiago do t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë, pasi verën tjetër i skadon kontrata me Liverpoolin dhe parimisht ka marrëveshje për t’u kthyer në “Camp Nou”.
32-vjeçari këtë sezon nuk e ka asnjë paraqitje te Liverpooli për shkak të lëndimit, ndërsa është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2020. Ai ka luajtur edhe për Bayernin, si dhe ka 46 paraqitje e 2 gola të shënuar për Spanjën.
Thiago është zhvilluar si futbollist te Barcelona, përpara se në vitin 2011 të debutojë me ekipin e parë, për të cilin ka luajtur dy sezone.