Insajderi
Lajme

Thirrje për të mbrojtur natyrën në Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Insajderi
22 April 2016 - 09:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Green Art Center-Prishtina (GAC) në bashkëpunim me vullnetarët e klubeve të gjelbëra në vend, kanë vendosur pankarta në pjesët më të frekuentuara të Prishtinës, përmes të cilave bëhet thirrje për mbrojtjen e natyrës.

“Është toka jonë, le ta mbrojmë”, “Ruajeni nënën natyrë”,  janë  vetëm disa prej pankartave të vendosura në përgjatë rrugës George Bush.

Po ashtu ky klub, gjatë ditës do të zhvillojë aksione të ndryshme edukuese dhe informuese për qytetarë duke përfshirë ndër të tjerash : aksione pastrimi, mbjellje fidanësh dhe pyllëzim, ekspozita dhe punëtori të ndryshme më temë Tokën.

Këto aktivitete kanë për qëllim fuqizimin e qytetarisë aktive përmes ngritjes së vetëdijes së gjeneratave të reja dhe komunitetit të gjerë në funksion të ruajtjes së mjedisit si edhe nisjen e implementimit të praktikave dhe programeve miqësore me ambientin.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe me përkrahjen e Giz-german këto janë projekte që GAC është duke i zbatuar në e Prishtinë e Gjilan.

Dita e Tokës është një prej manifestimeve më të mëdha mjedisore të planetit Tokë, dita kur qytetarët e 192 vendeve të botës mblidhen për të festuar dhe promovuar ruajtjen e “Tokës”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark