Sulmuesi 17-vjeçar shqiptar Arijon Ibrahimoviç që luan për Bayern Munih, ka treguar mbrëmë aftësitë e tij në një ndeshje miqësore ndaj Salzburgut.
Në minutën e 69-të, Ibrahimoviç shënoi një supergol nga jashtë zonës duke shkurtuar diferencën e duke kthyer në lojë Bajernin i cili më pas ia doli që të mbyllte miqësoren me rezultatin 4:4.
Mëngjesin e sotëm sulmuesi bavarez Thomas Myuller postoi një foto të djalit nga Kosova në rrjetin e tij social Instagram.
Ai e uroi për golin e tij të parë. Ndër të tjera ai i dha mbështetjen e tij duke i thënë që të vazhdojë kështu. “Të luash në FC Bayern si dje në mbrëmje është gjithmonë e veçantë për mua.
Edhe pse nuk jam rritur atje, e ndjej si një vend ku gjithçka filloi për mua dhe veçanërisht për brezat e rinj të lojtarëve të të rinjve të FC Bayern.
Urime Arijon Ibrahimoviç për golin e tij të parë dje mbrëma – vazhdo”, ka shkruar Muller.