×
  • Showbiz
  • Show

    Thuhet se paguhet me shifra marramendëse për një koncert – Luiz Ejlli zbulon të vërtetën

    Insajderi
    25 June 2023 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luiz Ejlli pas përfundimit të BBVA 2 u bë një nga emrat më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar, artisti shkodran ka folur rreth çmimeve marramendëse që u tha se merr nëpër mbrëmje.

    I njëjti tregon se ka një kontratë me Top Channel dhe se menaxhohet prej tyre.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Megjithatë, krijuesi i hitit “Me ty” thotë se është i kënaqur me atë që fiton, përfitimet e tij.

    Foto: Screenshot/YouTube

    “Prandaj kam ardhur në Amerikë për të zgjidhur këtë punë në Wolf Street, se janë duke lëviz e ke parasysh i ka ato uljet e ngritjet e veta. Ç’është e vërteta te kjo pjesë unë jam shumë rehat. Pse, se çdo ofertë që më vjen çdo ftesë thjesht ia dërgoj Top-it dhe i them fol me Top-in. Unë kam një kontratë me ta, me të cilët kam përqindjet e mia. Unë përqindjet e mia i di, përfitimet e mia i di dhe se si i mbyllin kontratën përfaqësuesit e Top-it, ajo është punë e tyre dhe përderisa ata mendojnë që me këto lloj çmimesh ose siç flitet lart e poshtë, me gjithë respektin që kam jo që nuk dua të kthej përgjigje se duket sikur arrogancë por për hir të vërtetës njerëzit janë të lirë të flasin gjithçka, jo merr 10 jo merr 20 jo merr 30”, u shpreh ai.

    “Çmimet i vendos tjetër kush për mua, unë kam atë përfitimin tim material se është normale edhe jam shumë i kënaqur. Nuk e kisha menduar kurrë”, vazhdoi tutje Ejlli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark