Thyhen katër vetura në kohën e teravive të Xhamia e Vjetër në Podujevë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thyhen katër vetura në kohën e teravive të Xhamia e Vjetër në Podujevë

    Insajderi
    19 June 2016 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kishin shkuar me vetura për të falur namazin e teravive, veprim ky që bëhet në kohë ramazani, por kur kanë dalë prej xhamisë i kanë parë se katër vetura ishin thyer nga persona të panjohur.

    Kjo ngjarje ka ndodhur të shtunën mbrëma te Xhamia e Vjetër në Podujevë.

    Imami Imri Llugaliu ka treguar se po i presin hetimet e policisë për të zbardhur këtë rast. Ka thënë se të parkuara kanë qenë 50 vetura derisa vetëm katër prej tyre janë dëmtuar kurse njërës vetëm ia kanë hapur dyert.

    vetur1

    “Kështu që ne i presim qëndrimet e zyrtarëve të policisë të cilët ishin në vend të ngjarjes dhe njoftojmë publikun që mos të bien pre e dezinformatave të ndryshme që kanë filluar të përhapen në rrjetet sociale sepse rreth xhamisë kan qenë më shumë se 50 vetura ndërsa të dëmtuara nga ky akt qyqar janë gjetur vetëm 4 vetura me nga 1 dritare të thyer e jo të gjitha veturat siç ka shkruar infoslame me info jo islame”, ka shkruar ai.

    Sidoqoftë, ai ka thënë se këtë rast më shumë e konsideron si plaçkitje se sa rast që ka të bëjë me motive fetare.

    veture2

    “Plaçkitjet ndodhin çdo ditë në të 4 anët e botës dhe ne shprehim keqardhjen tonë për pronarët e veturave të dëmtuara dhe kërkojmë nga policia që ta japin maksimumin e detyrës së tyre për t’i çuar para drejtësisë kryesit e kësaj vepre të ulët.

    Prapë e përsëris që fjala e fundit i takon policisë tonë deri sa ata të dalin me qëndrim zyrtar”, ka shtuar ai.

    Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi, ka thënë për Express, se rasti është konsideruar si vjedhje e rëndë derisa ende s’ka të dyshuar e arrestuar lidhur me rastin.

    vetur3

    Rasti është raportuar dhe stacioni është 23.15 te xhamia e vjetër janë të dëmtuara disa vetura.  Është konstatuar se janë dëmtuar katër vetura. Janë intervistuar pronarët e veturave në stacion. Momentalisht, s’ka të dyshuar. Motivet janë të panjohura”, ka thënë Bislimi, për Express, të dielën.

    “Në konsultim me prokurorin rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë’, ka treguar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark