Insajderi
Lajme

Thyhet rekordi i 9 shkurtit, afro 900 mijë qytetarë dolën në zgjedhje

Insajderi
28 December 2025 - 19:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thyhet rekordi i 9 shkurtit, afro 900 mijë qytetarë dolën në zgjedhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit kanë hyrë në histori sa i përket daljes së qytetarëve në vendvotimet brenda Kosovës.

Sipas procesimit të më shumë se 98.3 për qind të vendvotimeve, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 890, 859 qytetarë.

Në përqindje, kjo do të thotë se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar më shumë se 44 për qind e atyre me të drejtë vote.

Rekordi i mëhershëm ishte vendosur më 9 shkurt sivjet. Atë kohë në qendrat e votimit në Kosovë kishin votuar 871 mijë e 662 votues. Ndërkaq bashkërisht me votat e diasporës dhe atyre në përfaqësi, numri kishte mbërritur në 966 mijë vota.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark