×
Show

Thyhet rekordi për efektin domino me dyshekë

Insajderi
09 April 2016 - 16:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një kompani elektronike ka vendosur rekord të ri Guinness duke krijuar efektin më të madh domino me dyshekë, ku merrnin pjesë plot 1200 persona.

Rekordi është vendosur në Maryland të SHBA-së ku njerëz të lidhur pas dyshekut, binin njëri pas tjetrit. Për të plotësuar të gjithë efektin janë dashur në total 13 minuta e 38 sekonda.

Për të thyer rekordin organizatorët kanë përdorur një sallë prej 6500 metra katror, dhe dysheku i parë Domino u shty nga vetë administratori i kompanisë, Aaron,John Robinson, shkruan Top Channel.

Dyshekët e përdorur në vendosjen e këtij rekordi janë dhuruar për bamirësi një organizate në Uashington që merret me kujdesin ndaj të pastrehëve.

“Kuptimi i kësaj ngjarje është se përmes bujarisë së firmave tona të prodhimit ne mundëm të sigurojmë 1200 krevatë për familjet në nevojë në Uashington”, tha Robinson.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark