×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ti e ke renin, e treta vrasje brenda javës”, Policia arreston kërcënuesin pas raportimit të Insajderit, prokurori e liron

    Insajderi
    18 April 2024 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person në rrjetin social në “Tiktok” publikisht ka kërcënuar një grua me vrasje. “Ti e ki renin, e treta vr*asje brenda javes” kishte shkruar ai në një postim. Për ketë Gazeta Insaderi ka raportuar ditën e sotme, pas kësaj policia ka arrestuar të dyshuarin. Por, prokurori e ka lenë të lirë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, se kërcënuesi është intervistuar, por që e urdhër të prokurorit kujdestar i njëjti është liruar.

    Po sot gjat pas ditës pasi është kërkuar disa herë, është has personi në fjalë. AI është marr në Stacionin Policor Prizren-veri dhe është intervistuar nga hetuesit. Pasi që në momentin e intervsitimit është heq postimi në fjal dhe nuk ka mundur të identifikohet personi se kujt I drejtohet kërcënimi, me urdhër të prokurorit kujdestar personi i dyshuar lirohet dhe nuk është inicuar ndonjë rast“, tha Shaqir Bytyqi.

    Gazeta Insajderi ka raportuar sot lidhur me rastin, ku një person publikisht ka kërcënuar me vrasje. Ai madje kishte gjetur edhe mbështetje nga komentuesit.

    Kolonel i nderuar, pa dyshim që ka me u vra kjo femër tani edhe më pak një në Kosovë”, kishte shkruar një komentues.

    Ndërsa kërcënuesi që u la i lirë i është përgjigjur: Krimineli vrasës, vanon po nuk harron, vepra është vepër, gjaku lahet me gjak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark