×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ti e mbyllë gojën kur unë jam këtu” – Rozeta Hajdari i hakmerret zyrtarit që e kishte kundërshtuar fuqishëm skandalin e rezervave shtetërore

    Insajderi
    29 December 2023 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në krye me Rozeta Hajdarin kanë vendosur të hakmerren ndaj zyrtarit që e kishte kundërshtuar fuqishëm skandalin e rezervave shtetërore. Sot kjo ministri ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit Ermal Kutllovci.

    Në inicimin e procedurës disiplinore që ka siguruar Gazeta Insajderi si arsye përmendet se Kutllovci ka bërë sjellje jo të mira në orar të punës.

    “Nëpunësi civil Ermal Kutllovci ka përsërituri shkeljen edhe me të rëndë disiplinore me ç’rast me datë 15.12.2023 me shkresën me shkrim i është drejtuar.Albin Kurti- Kryeministër i Republikës se Kosovës, përfshire edhe zëvendës Kryeministrin, Ministra , Shef Kabineti, Këshilltar te Lartë, Sekretar eti, duke tejkaluar hierarkinë, kompetencën dhe me përmbajtje të shkresës që nxjerr informacione që nuk i lejohet“, thuhet aty.

    A u hakmerr Ministrja Hajdari ndaj zyrtarit Kutllovci?

    Insajderi mëson se shkak i kësaj është bërë një mbledhje e MINT për rezervat shtetërore ku zyrtari në fjalë nuk e ka përfillur fjalën e mjnistrës Hajdari edhe pse ajo i ka kërkuar ta mbyllë gojën.

    Në këtë mbledhje zyrtari Ermal Kutllovci kishte dal kundër ministres për skandalin e rezervave shtetëore.

    Madje siç merr vesh Insajderi ministrja ndaj tij ka përdorur gjuhë të ashpër se ti e mbyllë gojën, madje duke kërkuar që edhe të ndërmarrën masa disiplinore ndaj tij.

    Skandali i rezervave shtetërore

    Një shumë prej rreth 10 milionë euro të shtetit të destinuara për blerjen e produkteve për rezervat shtetërore, dyshohet se janë “zhdukur”.

    Në ministrinë që drejtohet nga Rozeta Hajdari, dyshohej se malli që është blerë për rezerva nuk kishte arritur në Kosovë, ndërsa kompania nga e cila është blerë ky mall është “zhdukur”.

    Dyshohet se zyrtarët e MINT-it kanë blerë grurin për rezervat shtetërore, e kanë paguar mallin që do të duhej të arrinte në Kosovës sipas marrëveshjes, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Malli dhe paratë janë zhdukur.

    Kompania me të cilën kanë bërë marrëveshje nuk ishte bërë e “gjallë” pasi i janë kaluar paratë në llogari. Dhe se askush më nuk është përgjigjur lidhur me këtë çështje.

    Dëmi i shkaktuar nga ky skandal dyshohet se është rreth 10 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark