×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    “Ti qesë trutë në tavolinë”, daja i Nora dhe Era Istrefit akuzohet për fajde

    Insajderi
    28 October 2023 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Altiana Zogaj

    Është daja i dy këngëtareve të famshme, Nora e Era Istrefi. Por, publiku e njeh pak. Më shumë e njohin organet e rendit. Ai njihet si fajdexhi. Insajderi sjell dosjen e Hazir Tahirsylajt.

    Insajderi

    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave nën dyshimin për veprën penale “Fajdeja”. Në mesin e tre personave është edhe Hazir Tahirsyla nga Deçani. Tahirsyla i cili është familjarë i këngëtareve Nora dhe Era Istrefi, pra vëllai i nënës (daja) dyshohet se qysh nga 2020-ta ka kontraktuar shuma joproporcionale me në këmbim të shërbimit për personin tjetër me kamatë 10%.

    Me fillim nga janari i vitit 2021 në Deçan, Tahirsyla kishte kontraktuar shumë joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për një person tjetër.

    Ai kishte shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të tij duke rezultuar në humbje të mëdha.

    Të dëmtuarit teksa iu kishte rënduar gjendja ekonomike, kishte marrë 5 mijë euro nga tahirsyla me kamatë 10%. Menjëherë 500 euro i ndalë për vete, kurse qytetari deri në muajin prill 2020 paguan nga 500 euro interes dhe 5 mijë euro kesh.

    “Të dëmtuarit ———–për shkak të disa borxheve në vitin 2019 i rëndohet gjendja ekonomike, ashtu që i pandehuri Hazir në muajin Janar 2020 në Deçan, tek restorant “Tropical”, i jep të dëmtuarit 5.000€ me 10% kamat, ku menjëherë i’a ndal 500€ për kamat, ndërsa i dëmtuari deri në Prill 2020 paguan nga 500€ interes dhe 5.000€ kesh, në tërësi 7.000€”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Insajderi.

    Bazuar në këto të dhëna , në dokument thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Tahirsyla ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së.

    Por Tahirsyla nuk u ndal vetëm me veprën penale të fajdes, në vitin 2021 në fshatin Llabjan të komunës së Pejës ai kishte kanosur të dëmtuarin seriozisht. I kishte thënë se do ta privoj nga jeta.

    “Në fillim të muajit Maj 2021, në fsh. Llabjan K. Pejës, me fjalë, seriozisht e kanos personit tjetër se do ta privoj nga jeta dhe atë të dëmtuarin ————-, në atë mënyrë që, pasi ky i fundit kishte marrë para me fajde nga i pandehuri Hazir, shkon në lokalin e të dëmtuarit dhe i drejtohet me fjalët “nuk muj me ta ndal fajdenë, nëse lun prej pikave ti qes trutë ne tavolinë, për çka  tek i dëmtuari shkakton frikë dhe panik”, thuhet në aktakuzën e siguruar nga Insajderi.

    Me këtë rast Hazir Tahirsyla dyshohet se ka kryer gjithashtu edhe vepren penale “Kanosje”. Rasti është hetuar nga prokurori Ersan Qavolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark