Tifogrupi i Trepçës “Torcida” ka reaguar ashpër pas vendimit të Komisionit Arbitrar të FBK-së për zbutjen e dënimit të KB Pejës, në prag të ndeshjes së tretë gjysmëfinale të “Play-Off”-it.
Peja u dënua u gjobit dhe u dënua me dy ndeshje pa praninë e publikut, ndërsa me vendimin e ri, Pejës do t’i lejohet 25 për qind e kapacitetit të palestrës për tifozë.
“Torcida” nëpërmjet faqes zyrtare kanë reaguar duke e quajtur vendimin e padrejtë dhe tendencioz. Tifozeria mitrovicase ka njoftuar se ka kërkuar nga klubi pejan t’u dhurojë një pjesë të biletave, mirëpo sipas tyre, ata nuk kanë kthyer përgjigjje.
“Nga një vendim i padrejtë dhe tendencioz i FBK-s së bashku me komisionin arbitrar, që brenda ditës ranë në kundërshtim me rregulloret e veta dhe ndërrojnë vendime sipas dëshirave personale dhe klanore. Ne e dimë se janë tendencioze. Iu lejohet prania e tifozëve klubit nikoqir me kinse 25%”.
“Ne si grup i tifozëve edhe zyrtarisht kemi kërkuar pjesëmarrjen në ndeshje, por për fat të keq, përgjigja është negative, duke u arsyetuar në vendimet e komesarit të garave”, thuhet në reagimin e tifogrupit “Torcida” në Facebook.