×
  • Sport
  • Sport

    Tifozë-lojtarë kokë më kokë pas humbjes ndaj Spezias, Prokuroria nis hetim ndaj Milanit

    Insajderi
    14 May 2023 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Milan pësoi disfatën e dytë brenda një jave teksa pas rezultatit zhgënjyes me Interin në Champions League (humbën 2-0), kuqezinjtë u mposhtën edhe në kampionat në transfertë ndaj Spezias me shifrat 2-0.

    Skuadra e drejtuar nga trajneri Stefano Pioli ka vendosur në rrezik objektivat sezonalë ndërsa edhe tifozët pas humbjes me Spezian kërkuan të “shkundnin” skuadrën duke i thërritur në një ballfaqim në fushë. Sfida e radhës është ajo e kthimit në Champions League me Interin dhe tifozët duan me çdo kusht që skuadra të rikthehet ajo e mëparshmja.

    Por, episodi i ndodhur me tifozët pas sfidës me Spezian është duke u marrë në shqyrtim nga Prokuroria Federale duke qenë se Kodi i Drejtësisë Sportive ndalon të ashtuquajturat “gjyqe publike”. Mbetet për t’u parë nëse do të merren edhe masa ndaj lojtarëve kuqezinj për këtë mbledhje me tifozët, pavarësisht se ballafaqimi lojtarë-tifozë është bërë me mirëkuptim nga të dyja palët.

    Sakaq, edhe mbrojtësi i Milan, Simon Kjaer u shpreh se skuadra është në një moment të vështirë ndërsa shtoi se ndeshja ndaj Spezias duhet harruar sa më shpejt dhe të martën ndaj Interit në Champions duhet të luajnë ndeshjen e jetës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark