Mesazhet me karakter politik rrëmbejnë sërish skenën në futboll dhe rasti i radhës vjen nga Armenia, në ndeshjen Pyunik-Crvena Zvezda, e vlefshme për turin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve.
Në fillim të ndeshjes tifozët armenë shfaqën një pankartë ku shkruhej “Karabagu është Armeni, Kosova është Serbi”, e njëjta që u shpalos edhe në ndeshjen mes Armenisë dhe Serbisë, në vitin 2014, atëherë kur Kombëtarja Shqiptare ishte në të njëjtin grup dhe siguronte kalimin për në Euro 2016.
Në fillim të pjesës së dytë, ndeshja u ndërpre për disa momente, pasi një grup fansash zbritën në fushë, duke shpalosur mesazhin “Nuk e dorëzojmë Aghavnon. Ky është rast i përsëritur që tifozët armenë shfaqin pankarta me përmbajtje të tilla provokuese, ndaj tani i takon UEFA-s që të ndërhyjë.