×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Boltonit luten që Mayweather të blejë klubin e tyre

    Insajderi
    13 February 2016 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Një kombinim që nuk është parë kurrë më parë në sportin ndërkombëtar, mund të realizohet nëse boksieri Floyd Mayëeather do ta blejë klubin e ligës së dytë angleze, Bolton Wanderers.

    Boksieri multimilioner, derisa po kalon një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, gjeti kohë që të vizitojë stadiumin Macron të Boltonit, dhe madje është fotografuar me fanellën e kësaj skuadre, raporton ESPN.

    Tifozët e Bolton ëanderers po kërkojnë të ndërrojnë administrimin nga krerët të cilët po e fundosin këtë klub, pasi është në prag të rënies në ligën e tretë të Anglisë.  Fansat e Boltonit, pas vizitës që boksieri i bëri klubit të tyre kanë kërkuar nga ai që ta marrë nën drejtim, pra, ta blejë skuadrën e Boltonit.

    Mayëeather është një nga tre sportistët më të pasur në botë, dhe kampion i padiskutueshëm i kategorisë së peshave të mesme në boks./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark