“Palestina e lirë”, “Fitore e rezistencës” ishte parrullat e tifozëve të Celtic Glasgow në ndeshjen e fundit të skuadrës së tyre në shtëpi, kundër rivalëve Kilmarnock (3-1) të shtunën mbrëma (07/10).
Skocezët, të njohur për pozicionet e tyre socio-politike, nuk ishin shumë larg zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme. Ata valëvitën flamuj palestinezë dhe ngritën pankarta pro-palestineze në Parkhead, ku shkruhej: “Palestina e lirë” dhe: “Fitore e rezistencës”.
Sigurisht, gjatë historisë, tifozët e Celtic kanë treguar hapur mbështetjen e tyre për palestinezët.
Duhet përmendur se pankartat pro Palestinës, sollën edhe shpërthimin e ndërkombëtarit izraelit Nir Biton, ku 31-vjeçari sulmoi tifozët e ish-skuadrës së tij.