Tifozët e Manchester United kanë paralajmëruar se në ndeshjen e parë të Erik ten Hag në “Old Trafford”, në krye të skuadrës së tyre të zemrës, do të ngrihen në protestë.
Sipas raportimeve nga mediet britanike kjo protestë do të ketë në shënjestër pronarët e klubit, familjen Glazer.
Tifozët e United po planifikojnë të mblidhen jashtë “Old Trafford” disa orë përpara ndeshjes miqësore kundër Rayo Vallecano, e cila do të zhvillohet më 31 korrik.
Mbështetësit e “Djajve të Kuq” asnjëherë nuk i kanë pëlqyer pronarët e United, ndërsa tashmë mësohet se janë zemëruar për shkak se klubi ende nuk po bën asnjë lëvizje për merkaton.