Cristiano Ronaldo merr duartrokitjet e tifozëve në “Old Trafford” në miqësoren që “Djajtë e Kuq” zhvilluan në shtëpi përballë Rayo Vallecanos, e cila u mbyll 1-1.
“Ylli” portugez ktheu paqen me fansat e “Djajve të Kuq” ende pa u ndezur mirë “lufta”, teksa pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kërkuar largimin nga Manchesteri, pasi synon një klub që luan në Champions League.
Në momentin kur skuadra e Man. United doli për të bërë nxemjen, CR7 u drejtua nga tifozët me duartrokitje, të cilët iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë, si për të konfirmuar lidhjen e fortë mes tyre. Ten Hag e mbajti në fushë portugezin gjatë pjesës së parë, ndërsa sapo nisi fraksioni i dytë e zëvendësoi me Diallo. Pikërisht sulmuesi që mori vendin e Ronaldos realizoi golin e vetëm të “Djajve të Kuq” në minutën e 48-të. Golin e barazimit për Rayon e shënoi Garcia në të 57-tën.
Në përfundim të ndeshjes, Ronaldo nuk pranoi të fliste për mediet.