Gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Malit të Zi, që u zhvillua sonte në Beograd, pati tensione mes tifozëve.
Sipas raportimeve, tensionimi i situatës erdhi pasi një tifoz serb ua vodhi transparentin tifozëve malazezë.
Mediumi serb “telegraf” shkroi se një tifoz, që ishte i veshur si roje sigurie, ua vodhi transparentin tifozëve mysafirë.
Kjo nxiti pastaj malazezët që të mësynë drejt tifozëve serbë për përballje fizike.
Megjithatë, tifozët që kishin udhëtuar nga Mali i Zi hasën në rezistencë të policisë, me të cilët pastaj patën përplasje.