Trajneri gjerman i Manchester United, Ralf Rangnick ka pasur një moment tejet interesant me një tifoz të “Djajve të kuq”, pas barazimit pa gola me Watford të shtunën e kaluar në Old Trafford, shkruan Insporti.com.
Rangnick ishte ndalur për të dhuruar disa autografe për tifozët dhe një ndër ata iu drejtua gjermanit se në afatin kalimtar të verës janë tre emra që duhen të transferohen “Jules Kounde, Erling Haaland dhe Declan Rice”.
Përgjigjja dhe reagimi i trajnerit gjerman ishte e jashtëzakonshme duke i thënë “çfarë, a je duke ëndërruar apo çfarë”.
Klubi anglez edhe këtë sezon nuk arriti të luftone për titullin e kampionit duke pasur një sezon jo shumë të mirë.
20 herë kampioni i Anglisë në futboll gjatë gjithë vitit është lidhur me këta tre emra të mëdhenj të futbollit evropian, por realitet është krejt tjetër dhe do të jetë shumë vështirë që një sulmues si Haaland të përfundojë në Old Trafford verën e ardhshme. /Insporti.com/