Përveç takimit Shqipëri-Spanjë, ditën e sotme në orën 21:00 luhet dhe sfida tjetër mes Kroacisë dhe Italisë.
Një vëmendje për këtë takim pritet ta marrë dhe ajo që njihet si tifozja më seksi në botë, Ivana Knoll. Modelja kroate pritet të jetë në stadium mbrëmjen e sotme për të mbështetur kombëtaren e saj njësoj siç bëri me Shqipërinë dhe Spanjën.
Në një postim në rrjetet sociale, Ivana ka vendosur të tallet me italianët, në të njëjtën mënyrë siç bënë shqiptarët, duke i thyer spagetit, më pas ajo i gatuan ato dhe i hanë, duke i dhënë një mesazh të qartë lojtarëve dhe tifozëve “Azzurri”.