×
  • Lajme
  • Lajme

    Time Kadriaj: Fokusi të kthehet në shëndetësi, mjaft u trajtuam në spitalet e Beogradit

    Insajderi
    05 February 2021 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në një intervistë për Gazetën lokale të Pejës “ZARFI INFO”, ka folur për angazhimet e saja si deputete e Kuvendit të Kosovës për disa mandate radhazi.

    Kadrijaj, tha se qytetarët e vendit vazhdimisht kanë kërkuar nga krerët e shtetit që te ketë reforma në shëndetësi, por siç tha ajo, asnjë qeveri që nga paslufta e deri më sot nuk e ka pasur prioritet.

    “S’ka dyshim se shëndetësia është një temë mjaftë e rëndësishme dhe mendoj se asnjë qeveri që nga paslufta nuk e ka pasur prioritet, andaj kërkesat e qytetarëve kanë qenë vazhdimisht për reforma në shëndetësi, të ketë ligj për sigurime shëndetësore, ligj të implementueshëm të shëndetësisë, në mënyrë që ne bashkë të trajtohemi dinjitetshëm nëpër institucionet shëndetësore”, tha Kadrijaj.

    Ajo gjithashtu ka shprehur pakënaqësitë e saj, për siç tha ajo, për ikjen e kuadrove nga Kosova dhe trajtimin e shtetasve të Kosovës në Spitalet e Beogradit.

    “Kosova ka kuadro që dinë, munden dhe duan të punojnë, por fatkeqësisht në këtë drejtim asnjëherë nuk është punuar seriozisht. Si pasojë e keqmenaxhimit të sektorit të shëndetësisë dhe shumë çështjeve të tjera zinxhirore i kanë detyruar profesionistët tanë t’a braktisin Kosovën.

    Qytetarëve të Kosovës duhet t’u ofrohen të gjitha kushtet dhe mundësitë që të trajtohen në vendin e tyre dhe jo diku tjetër. Qeveria në ardhe duhet ta ketë fokusin kryesor në shëndetësi sepse mjaft u trajtuam në Spitalet e Beogradit, atje ku askush nuk na don dhe atje ku i rrezikojmë jetët tana vetëm pët t’u shëruar”, tha kandidatja Kadrijaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark