Insajderi
Lajme

Tiranë: Dy vajza dhe një djalë marrin peng 28-vjeçarin, dyshohet se e dhunuan seksualisht

Insajderi
13 March 2026 - 08:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tiranë: Dy vajza dhe një djalë marrin peng 28-vjeçarin, dyshohet se e dhunuan seksualisht
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë marrë peng një person dhe e kanë dhunuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: arrestuan shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar”, tha policia.

Elsa Sherifi, Marslida Kita, Erjon Lala janë bërë bashkë dhe kanë marrë peng 28-vjeçarin duke e dhunuar fizikisht dhe përdhunuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë arrestuar tre të rinjtë për shkak se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar seksualisht dhe fizikisht një 28-vjecar.

Në pranga kanë rënë Elsa Sherifi 24 vjeçe, Marslida Kita 22 vjeç, Erion Lala 30 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur si “Te Pamja” në Kryeqytet. Pasi e kanë rrahur dhe e kanë lidhur madje duke e dhunuar edhe seksualisht e kanë futur në bagazhin e një makine. Më pas ka qenë një patrullë police që ka ndaluar të rinjtë dhe kanë gjetur të lidhur në bagazh 28-vjecarin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark