Pas ndarjes së Brad Pitt dhe Angelina Jolie, lidhjet e arta të hollivudit marrin një tjetër goditje. Naomi Watts dhe Liev Schrieber konsideroheshin si njëri prej çifteve të famshëm më të qëndrueshëm, por edhe lidhja e tyre 11-vjeçare u mbyll me një kapitull të trishtë.
Përpara pak ditësh, në Festivalin e Filmit në Toronto ata u shfaqën të buzëqeshur në krah të njëri tjetrit, ndaj dhe deklarata që dhanë për revistën People i hutoi adhuruesit e të dyve.
Përgjatë muajve të fundit kemi arritur të kuptojmë se më e mira për në si familje është të ndahemi si çift, thanë aktoret që kanë bashkë dy fëmijë, Alexander Pete 8 vjeç dhe Samuel Kai, 7.
Burime pranë Schreiberit thonë se lidhja e tij me Watts kishte probleme prej kohësh. Kjo marrëdhënie ka qenë në mënyrë të veçantë në vëmendjen e publikut për shkak se çifti, në dukje i pandashëm hollivudian, nuk kishte lidhur kurore.
Jemi të dashuruar, kjo ka rëndësi pat thënë Ëatts në 2012-n për revistën “Easy Living”. “Nuk e kemi certifikatën, e çfarë pastaj, të dy ndihemi mirë kështu siç jemi”.
Australiania 47-vjeçare dhe Schreiber, 48, u takuan për herë të parë në 2005-n në ballon e përvitshme të Metropolitan Museum of Art’s. Schreiber do të rrëfente më vonë se momentin që kishte hedhur sytë mbi të, Naomi i ishte dukur si një “rreze drite”.