×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tjetërsimi i pronave të IBK-së nga familja serbe, Geci thotë se kanë nisur hetime nga Prokuroria

    Insajderi
    06 November 2022 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci ka konfirmuar se për një rast të tjetërsimit të pronës së shtetit në Prishtinë, Prokuroria e shtetit ka nisur hetimet.

    Geci i ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi ka thënë se një familje serbe me mbiemrin Deniq ka tjetërsu për 21 vjet radhazi mbi 13 hektarë tokë.

    Gishtin e drejton për fajësim edhe kah Agjencia Kadastrale e Kosovës.

    “Ka ndodhur tjetërsimi, shumica e tjetërsimeve kanë ndodhur pas lufte po themi…ishte fjala për një pronë, për një ngastër prej 13 hektarësh që është tjetër në emër të një familje në periudhe të ndryshme, në emër të një familje serbe që është tjetërsu prej vitit 2000 deri 2021-ën. Mbi 13 hektarë tokë përmes prej Agjencisë Kadastrale janë tjetërsu me vendime administrative në zonën kadastrale në Prishtinë. Po, është duke u hetu kjo. Edhe kjo mos me kanë tu u hetu çka me u hetu”, ka deklaruar Geci për InDoks.

    Fehmi Geci – Instituti Bujqësor i Kosovës

    “Është tjetërsu ne emër të asaj familjes, mbi 13 hektarë. Me sa më kujtohet familje serbe, Deniq nëse nuk gabohem mbiemri i tyre është”.

    Sipas tij e vërteta e këtij rasti do të mësohet veç pas përfundimit të hetimeve.

    “E tash nuk e di se, tash kur ka hy çështja në hetuesi tani edhe kompanitë e njerëzit që qëndrojnë mbas këtyre rrinë pak ma anash, e nuk e di kur del hetimi, vlerësimi i hetimit e kupton”, tha ai.

    Drejtor i Institutit është shprehur i bindur se çështjen e pronave mund ta rregulloj vetëm Ministria e Bujqësisë.

    “Jo ka emra edhe mbiemra, edhe emrin e mbiemrin mundet me ia ngjit Ministria e Bujqësisë, duke e rregullu statusin në Institutit Bujqësor të Kosovës”, potencoi Geci.

    Ai ka deklaruar se tjetërsimet janë kryer përmes përdorimit të dokumenteve fasle, e që beson shumë që këto çështje do t’i zgjedh Prokuroria.

    InDoks | Dosja Stankaj – Dokumentar ekskluziv për tjetërsimin e tokave të shtetit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark