Stjuardesa ishte duke bërë shpjegimet rutinë në nisje të fluturimit, kur në avion janë dëgjuar britma nga pasagjerët. Njëri prej tyre tërhoqi levën e sigurisë dhe tentoi të hapte derën, kur avioni ishte në fluturim e sipër. Avioni i linjës Tiranë-Bergamo u përfshi nga frika për shkak të reagimeve të pakontrolluara të njërit prej pasagjerëve, shkruan gazeta Shqip.
Një 75-vjeçar shqiptar, që fluturonte për herë të parë në avion tentoi të zbriste, kur nisi të kishte ankth.
Muharrem Ç. u ndal menjëherë nga personat përgjegjës të fluturimit, por veprimi i tij shkaktoi panik tek pasagjerët e tjerë. I moshuari u qetësua dhe kur mbërriti në Itali u takua me familjarët e tij.