×
  • Lajme
  • Lajme

    Tokat që e përçanë koalicionin në Prishtinë, PDK e konfirmon raportimin e Insajderit

    Insajderi
    04 February 2024 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Insajderi raportoi se koalicioni PDK – LDK në Prishtinë ishte vënë në luhajte për shkak të shkëmbimit të pronave. Këtë e ka konfirmua në një formë sot PDK-ja kur bëri publike se ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për kthimin mbrapshtë të kësaj nisme të kryetarit, Perparim Rama. Detajet në artikull.

    Partia Demorkatike e Kosovë, dega në Prishtinë ka njoftuar sot se ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e vendimit për pronat në Badovc. Vendim ky i marrë nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

    Përmes një njoftimi në Facebook, shefi i asamblesë së PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri njoftoi që PDK në Prishtinë ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e vendimit për pronat në Badovc.

    Ai theksoi që ka tre orë që ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve, dhe derisa PDK po merrte nënshkrimet e nevojshme në terren, LVV doli me njoftim publik për iniciativën e njejtë.

    Retkoceri tha që “Për ne nuk ka pasë asnjëherë randësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njejtë. Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit.”

    Insajderi raportoi të premtën se LDK’ja dhe PDK’ja në komunën e Prishtinës, janë duke pasur tensione mes vete. Pasi kjo e fundit doli kundër votimit për këmbimin e pronave, Rama mori vendim të premtën për shkarkimin e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili vinte nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Arsyeja e shkarkimit sipas Ramës është mosmenaxhimi i mbeturinave, i cili ka thënë se është gjendje alarmante.

    Të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes aktuale alarmante në Kryeqytet lidhur me menaxhimin e mbeturinave. Si Kryetar i Kryeqytetit, tash e një vit kam kërkuar në vazhdimësi nga drejtoria përkatëse zgjidhje të kësaj situate alarmante dhe të papranueshme. Por, përkundër të gjitha këtyre kërkesave, gjendja jo që nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar. Andaj, sot, kam marrë VENDIM për të liruar nga detyra Drejtorin e Shërbimeve Publike”, ka njoftuar Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark