×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Gashi thotë se ka fakte që EULEX-it do t’i zgjatet mandati

    Insajderi
    19 May 2016 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fakti se kryetari i Trupit Gjykues në rastin “Drenica” ka deklaruar se aktgjykimin nga Gjykata e Apelit mund ta presim jo më herët se në majin korrik apo gusht të këtij viti, për avokatin Tomë Gashi është tregues i qartë që mandati i EULEX-it nuk do të përfundojë muajin tjetër.

    “Mbrojtja e z.Sylejman Selimit është pak sa e befasuar se si mund të ndodhë kështu kur Misioni i EULEX-it do të përfundoj më 14 qershor 2016, por si duket Gjyqtarët e Eulex-it e dinë se mandati i tyre do të ju vazhdohet”, ka shkruar Gashi në Facebook.

    Përndryshe Qeveria e Kosovës dhe Zyra e BE-së në Kosovë ka muaj që janë duke zhvilluar takime për çështjen e mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë. Për këtë do të vendosë Kuvendi i Kosovës./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark