×
  • Lajme
  • Lajme

    Top Channel fshinë lajmin e rrejshëm për takimin mes Ahmetit e Taravarit

    Insajderi
    25 April 2024 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e sotme “Top Channel”, ka dhënë një lajm të rremë. Ky televizion raportoi se kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka zhvilluar një takim të fshehtë me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrin teknik, Talat Xhaferri.

    Sipas “Top Channel”, Ahmeti i kishte bërë një ofertë Taravarit pas humbjes që pësoi në zgjedhjet presidenciale.

    Televizioni i inceneratorëve mashtron dhe fshin lajmin/ Arben Taravari:

    Por, ky raportim ra poshtë, pasi kreu i Aleancës për Shqiptarët tha se se “Top Channel” po gënjen dhe po bën fake news.

    “Me keqardhje mësova sot nga një media tepër serioze e Shqipërisë siç është ‘Top Channel’ se unë qenkam takuar mbrëmë me z.Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së, për të dëgjuar ofertë nga z.Ahmeti. Jo, nuk është e vërtetë. Kushdo që e ka çuar këtë lajm në ‘Top Channel’ gënjen. Unë mbrëmë u urova me ekipin tim dhe të qetë sot vazhdojmë punën tonë Drejt Ndryshimit! Me ofertat e Ahmetit unë jam mësuar dhe mendoj se nuk do të ishte habi të më vinte një e tillë, por ky lajm është i rremë. Ofertat nuk kalojnë te unë!”, shkruan kreu i Aleancës për Shqiptarët.

    Televizioni i inceneratorëve mashtron dhe fshin lajmin/ Arben Taravari:

    Pas kësaj edhe “Top Channel”, reagoj shpejt duke fshirë lajmin.

    Televizioni i inceneratorëve mashtron dhe fshin lajmin/ Arben Taravari:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark