Mërgim Vojvoda ka rezultuar në këtë sezon si një nga futbollistët më të vlerësuar në radhët e Torinos. Anësori i përfaqësueses së Kosovës është një titullar fiks i formacionit të trajnerit Ivan Juric, teksa besimin e ka shpërblyer edhe duke dhuruar tre asiste.
Në këtë formë, drejtuesit e kubit “granata” po mendojnë t’i rinovojnë kontratën 27-vjeçarit. Në fakt, kontrata e tij skadon në vitin 2024, megjithatë te Torino i druhen një oferte nga ana e Milan dhe nëse i rinovojnë kontratën atëherë do të përfitonin më shumë nga një transferim i mundshëm i Vojvodës në Milano.
Kuqezinjtë e shohin Vojvodën si lojtarin e duhur për linjën e majtë aty ku Calabria nuk është në lartësinë e duhur, ndërsa një tjetër avantazh për futbollistin është edhe lehtësia e tij për t’u aktivizuar në anën tjetër të fushës.
Megjithatë, ende nuk ka një lëvizje konkrete nga ana e Milan, ndërsa te Torino po marrin masat për të përfituar sa më shumë ndaj dhe kanë menduar të rinovojnë me të.
Ndërkohë përsa i përket shqiptarit tjetër të Torinos, Etrit Berishës, pritej një largim i tij në merkaton e verës, pasi nuk po luante titullar por situata ka ndryshuar komplet javëët e fundit.
Gardiani kuqezi ka fituar besimin e plotë të trajnerit Juric dhe po bën paraqitje mjaft të mira si titullar. Ndaj em shumë mundësi ai do të jetë pjesë e Torinos dhe sezonin e ri.