×
Show

Recetë: Tortë me banane

Insajderi
04 April 2016 - 17:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ideale për përgatitje në minutën e fundit kur ju ftoni mysafirë në shtëpinë tuaj dhe nuk ju premton koha të përgatiteni një torte që ju merr kohë.

Kjo tortë nuk ju merr kohë më tepër se 10 minuta.

Përbërësit:

250 gr. Sheqer pluhur,250 gr. Gjalpë,250 gr. Biskota të bluara,4 molla të tharta të grimcuara pa lëvore,5 banane dhe 4 pako krem (shllag)

Përgatitja:Fillimisht,përzieni gjalpin me sheqer pluhur,pastaj shtoni biskotat e bluara, mollat e grimcuara dhe tri banane të shtypura. Bëni një formë drejtkëndëshi për tortën me gjysmën e masës.

Në mes vendosni 2 banane komplet dhe pjesën e sipërme zbukurojeni me krem të bardhë (shllag).

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark