Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj i shoqëruar nga bashkëpunëtor, të dielën kanë vizituar fermën “Muja” për t’u njohur me sfidat e fermerëve.
Më pas ai i shoqëruar nga Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe kandidatët për Kuvendin e Prizrenit në zgjedhjet e 17 tetorit, nga Zhuri Sulltan Badallaj, Sali Ademaj dhe Taulant Muja, kanë mbajtur një takim me strukturat e degës së PDK-së në Zhur, për ta shpalosur programin e PDK-së, gjatë qeverisjes së ardhshme të Prizrenit.
Memli Krasniqi, në fjalën e tij ka folur për figurën e Shaqir Totajt dhe ka shtuar se kandidati i PDK-së Totaj është oferta më e mirë për qytetarët e Prizrenit, të cilët kanë shumë arsye që më 17 tetor të votojnë për ardhmërinë e Prizrenit. PDK në misionin e vet ka vazhdimin e ndërtimit të shtetit dhe rregullimin e mirëqenies së qytetarëve. Për ne çdo herë ka qenë dhe do të jetë vendi e jo pozita individuale. Ne jetojmë për Kosovën dhe angazhohemi për të. Ndërsa Shaqir Totaj, pos që ka bërë në pika të shkurta shpalosjen e programit është ndalur edhe në dështimet e qeverisjes së VV-së, që nuk janë të pakta. “Qeverisja e VV-së në Prizren, jo vetëm se i ka bllokuar projektet e qeverisës së kaluar, por ka dështuar edhe në realizimin e projekteve të saja. Ajo duke mos qenë e zonja që të investojë në të mirë të qytetarëve për çdo vite 1/3 e buxhetit për çdo vit e ka kthyer për shkak se nuk ka ditur të menaxhojë. Muajin e fushatës, po përpiqet që të investojë me nguti, por populli është bindur se kjo qeverisje e ka vendin në shtëpi e jo më të qëndrojë në udhëheqje të komunës. Këtë besoj se do ta dëshmon vota dhe përkrahja e juaj më 17 tetor” – ka përfunduar Totaj.
Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe struktura tjera të PDK-së, të cilët morën mbështetje të madhe nga strukturat dhe nga banorët e Zhurit, të cilët theksuan se kanë me mijëra arsye se do të angazhohen që më 17 tetor të fitojë PDK-ja, sepse Zhuri dhe kjo zonë do ta vazhdojë suksesin dhe zhvillimin e vet vetëm me PDK-në. Prandaj për këtë arsye ne kemi kandidatë nga kjo zonë, sepse i besojmë PDK-së dhe me PDK-në e kemi ardhmërinë tonë. Çdo rrugë tjetër do të na dëmtoj, siç na ka dëmtuar këto katër vite, – thanë aktivistët në Zhur.