×
  • Sport
  • Show

    Totti përballet me “telashe” të reja në jetën private

    Insajderi
    19 March 2016 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 10 mars Ilary Blasi është bërë nënë për herë të tretë, por gruaja e futbollistit legjendë të Romës, Francesko Totti, shprehet e gatshme edhe për një tjetër fëmijë.

    Duke ndërhyrë përmes telefonit gjatë një programi të titulluar “Verissimo” në Canale 5, ajo tregon detaje të lindjes së vajzës.

    “Ishte një lindje natyrale dhe thuajse u ngrita në këmbë menjëherë. Le të themi që jam gati edhe për fëmijën e katërt”, u shpreh Ilary.

    “E mendoja shumë herë më keq, ndoshta sepse kaluan 10 vite nga hera e fundit”, vijon më tej ajo për fëmijën e tretë të çiftit Totti. “Dikush thotë që më ngjan mua, por unë besoj shumë që ajo të jetë diçka e mesme mes dy vëllezërve të saj, Chanel dhe Cristian”.

    Gjatë rrëfimit telefonik, “showgirl”-i italian tregon se i pranishëm në momentin e lindjes ka qenë edhe Francesco Totti.

    “Ishte me mua në sallën e lindjes. Më asistoi dhe kënaqej shumë, ndërsa unë më pak”, bëri shaka ish-prezantuesja e emisionit “Le Iene”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark