×
  • Sport
  • Sport

    Tovërlani pas shortit: Nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari

    Insajderi
    02 February 2023 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e Kosovës U21 sot ka mësuar kundërshtarët dhe orarin e ndeshjeve për kualifikimet e Evropianit 2025. Shorti i hedhur në Nion ishte goxha i vështirë për Dardanët e rinj, të cilët janë përfshirë në grup me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë.

    Ekipi i drejtuar nga Afrim Tovërlani këtë cikël kualifikues do ta nisë kundër Estonisë, më 6 qershor, derisa përballjen me Gjermaninë do ta ketë më 12 shtator.

    I vetëdijshëm për shortin jo të lehtë, Tovërlani është shprehur i matur rreth parashikimeve të tij, por ka thënë se nuk do t’ia kenë frikën asnjë kundërshtari.

    “Larg asaj për të nënçmuar ndonjë ekip, por mendoj se jemi në situatë edhe për të mos ju frikësuar asnjë kombëtareje. Ne, do të bëjmë më të mirën. Shpresoj të mos kemi lëndime dhe ta kemi grupin e shëndoshë, duke insistuar të luftojmë për një pozitë sa më të mirë. Duhet ta dimë se kualifikimet e fundit na e kanë bërë punën më të vështirë sepse kemi rënë në vazon e pestë. Por, e theksoj edhe një herë as nuk e nënçmojmë askënd dhe as nuk i frikësohemi askujt. E kemi një grup të mirë të futbollistëve. Shpresoj që ata të kenë minutazh më të madhe në klubet e tyre. Jam më se i bindur se do të kalojmë mirë në këtë grup”, ka theksuar Tovërlani pas shortit, por pa qartësuar se cili do të jetë objektivi në këto kualifikime.

    Kjo është hera e dytë që Kosova U21 do të përballet me Gjermaninë dhe Izraelin, ngase për herë të parë me këta dy kundërshtarë është ballafaquar edhe në ciklin kualifikues Euro 2019.   

    Orari i ndeshjeve të Kosovës U21

    6 qershor, 2023 Kosova – Estonia
    8 shtator, 2023 Polonia – Kosova
    12 shtator, 2023 Kosova – Gjermania
    17 tetor, 2023 Bullgaria – Kosova
    17 nëntor, 2023 Kosova – Bullgaria
    21 nëntor, 2023 Izraeli – Kosova
    22 mars, 2024 Gjermania – Kosova
    10 shtator, 2024 Kosova – Izraeli
    11 tetor, 2024 Kosova – Polonia
    15 tetor, 2024 Estonia – Kosova

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark