Insajderi
Biznes

”Toyota” dyfishon parashikimet e saj të fitimit

Insajderi
06 November 2020 - 13:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
”Toyota” dyfishon parashikimet e saj të fitimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Toyota Motor” dyfishoi fitimin e saj operativ të parashikimit në 1.3 trilionë jen (12.6 miliardë dollarë) për vitin aktual financiar.

Prodhuesi më i madh japonez gjithashtu pret fitim neto për vitin 2021 që do të dyfishohet pothuajse në 1.42 trilionë jen nga rreth 730 miliardë jen në gusht, ndërsa shitjet parashikoheshin në 26 trilionë jen nga 24 trilionë jen.

”Shitjet globale të automjeteve për periudhën korrik deri në shtator u rritën 66% në 1.93 milion njësi nga 1.16 milion njësi në tremujorin e mëparshëm”, deklaroi kompania ”Toyota”.

Prodhuesi i automjeteve luksoze hibride ”Prius” dhe ”Lexus” raportuan fitim operativ prej 506.1 miliardë jen për tremujorin e tretë, rënie 23.2% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa shitjet ranë nga 11.3% në 6.8 trilionë jen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark