×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Tradita vazhdon – 15 vite “Bamboo Mayfest”

    Insajderi
    23 April 2024 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e kënaqësisë edhe këtë vit ne hotelin Otrant organizon edicionin e 15 të Bamboo Mayfestit, i njohur edhe si Festivali i kënaqësisë nga data 25 deri 28.

    Mayfesti çdo vit ka pasur rritje me numrin e pjesëmarrësve qe nga edicioni i pare ne vitin 2009 kështu qe edhe kësaj here pritet të marrin pjese numër i madh i festivalistave.

    Organizimi i këtij viti është duke u bërë deri në detajin e fundit duke u karakterizuar kësaj radhe me program të shumëllojshëm të muzikës dhe shume aktivitete te tjera.

    Këtë pranverë ne “Bamboo Mayfest” do të përformojnë emëra ndërkombëtarë të njohur të muzikës elektro, afro dhe latino house siç janë: KITTY AMOR, PEPE CITARELLA, KHENYA, DANGEL TWINS, OTTMANN.

    Nuk do të mungojnë asnjëherë më të mirët tanë DJ-të vendorë siç janë: PM & DAGZ, SECRET 47, JAJKI, WISE, ISNE …. Përveç këtyre nuk do të mungoj as Bamboo Band qe do të shfaq komponimet me DJ dhe vokale e instrumentale nga DENIKI, FATONI dhe XHANERI dhe si zakonisht nikoqiri Ministri HENCI.

    Çmimet për akomodim ne Otrant kanë qenë të njëjta me vitin e kaluar por nuk ka me vende te lira.

    Për festivalista te vendosur jashtë Otrantit çmimi i hyrjes për 3 dit te Mayfestit është 50 euro për meshkuj e 30 për femra.

    Për më shumë info në INSTAGRAM:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark