Insajderi
Botë

Tragjedi në Gjermani: Pediatri i njohur gjendet i vrarë në shtëpinë e tij, i dyshuar djali i tij

Insajderi
22 July 2026 - 12:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjedi në Gjermani: Pediatri i njohur gjendet i vrarë në shtëpinë e tij, i dyshuar djali i tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një mjek pediatër i njohur është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në periferi të Dortmundit, ndërsa për vrasjen është arrestuar djali i tij 41-vjeçar.

Policia të martën pasdite gjeti trupin e 78-vjeçarit Harald N. në vilën ku ai jetonte i vetëm. Hetimet e para ngritën dyshime ndaj njërit prej djemve të viktimës, i cili më vonë u dorëzua në polici, raporton gazeta gjermane Bild.

Sipas mediumit gjerman, 41-vjeçari ka pranuar para autoriteteve se e ka vrarë të atin, pas së cilës është arrestuar, përcjell Insajderi.

Hetuesit janë duke punuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, teksa pritet të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Prokuroria në Dortmund do të vendosë nëse do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Sipas medias gjermane, viktima kishte jetuar vetëm që nga vdekja e bashkëshortes së tij në vitin 2019. Ai njihej në Dortmund për angazhimin e tij profesional dhe humanitar, përfshirë mbështetjen për familjet e fëmijëve të prekur nga kanceri.

Banorët e lagjes e kanë përshkruar atë si një person të respektuar dhe të dashur në komunitet, ndërsa kanë shprehur tronditjen për ngjarjen. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark