Insajderi
Lajme

Tragjedi në Shqipëri: Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares që u mbyt në lumin Drini i Zi

Insajderi
28 August 2026 - 14:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjedi në Shqipëri: Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares që u mbyt në lumin Drini i Zi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i 7-vjeçares, e cila dyshohet se u mbyt në lumin Drini i Zi në Shqipëri, pasi mbeti e bllokuar së bashku me disa fëmijë dhe një të afërm të tyre.

Ngjarja është shënuar në zonën Bulqizë-Klos, ndërsa kërkimet për të miturën nisën mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit për bllokimin e grupit si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në lumë, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Shërbimet e Policisë dhe Emergjencës arritën të shpëtonin katër persona, ndërsa 7-vjeçarja nuk ishte gjetur dhe kërkimet për të vijuan.

Pas disa orësh kërkime, rreth orës 09:45 të ditës së sotme, shërbimet e angazhuara në operacion kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të të miturës.

Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave në të cilat humbi jetën 7-vjeçarja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark